“Nga 1 Janari 2025, pensionistët do udhëtojnë falas me autobus në Tiranë”, Veliaj: Bashkia do të japë kontributin e saj

Tirana

“Nga 1 Janari 2025, pensionistët do udhëtojnë falas me autobus në Tiranë”, Veliaj: Bashkia do të japë kontributin e saj

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Pas lajmit të mirë nga qeveria për rritjen e pensioneve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau me kryeqytetasit një tjetër lajm të shumëpritur për të moshuarit e qytetit.

“Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta.

E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj.

 Duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat