Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç.
I cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.