Të shpallur në kërkim për dhunë në familje, arrestohen dy persona në Tiranë

Tirana

Të shpallur në kërkim për dhunë në familje, arrestohen dy persona në Tiranë

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Në rrugën “Dhimitër Kamarda”, u kap 58-vjeçari Sh. U., banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Në rrugën “Frederik Shiroka”, u kap shtetasi S. S., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat