Shkarkohet nga detyra, prokurorja në Tiranë largohet e prekur nga salla

Tirana

Shkarkohet nga detyra, prokurorja në Tiranë largohet e prekur nga salla

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 11:39
Ornela Rrumbullaku

Një prokurore e Prokurorisë së Tiranës është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Prokurorja Ornela Rrumbullaku u largua në lot nga salla ku u dha vendimi, siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA.

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës, Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa KPK nuk evidentoi probleme sa i përket kriterit profesional.

Por asaj iu kërkuan shpjegime për burimin e pasurisë së bashkëshortit të saj, të krijuar nga aksione në disa shoqëri private.

Prokurorja i kundërshtoi pretendimet e KPK, duke thënë se bashkëshorti nuk kishte investuar para për të blerë këto aksione, por ishte dakordësuar me ortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat