Një 43-vjeçare është gjetur pa shenjë jete në Tiranë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Shkozë, ndërsa gruaja e pajetë është identifikuar me inicialet B.R.
Sipas bluve të kryeqytetit, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2024, në Shkozë, është gjetur pa shenja jete shtetasja B. R., rreth 43 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.