Fuqia e lapsit, kur diktaturat i tremben karikaturave, Seminar me karikaturistin holandez në Tiranë

Tirana

Fuqia e lapsit, kur diktaturat i tremben karikaturave, Seminar me karikaturistin holandez në Tiranë

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Një trajnim për karikaturat politike është mbajtur në Tiranë në kuadër të javës së kulturës së Holandës.

Duke e parë satirën pamore si një mënyrë shumë të fuqishme për t’i mbajtur ata që janë në pushtet përgjegjës, për të ekspozuar padrejtësinë dhe korrupsionin dhe për të vënë në dukje atë që nuk është në rregull në shoqëri. “Lëvizja e Karikaturistëve” mbajti një seminar pikërisht për karikaturat politike. Të ftuar ishin Tjeerd Royaards, një karikaturist holandez i vlerësuar me çmime që jeton në Amsterdam.

Ndërsa u vu në dukje fuqia e këtij zhanri në mbarë botën, karikaturistët ende futen në burg nga diktatorët që i frikësohen fuqisë së lapsit. Tjeerd i ftoi të pranishmit të njohin kutinë e tij të punës, për të zbuluar se si metaforat dhe simbolet, kompozimi dhe stili, koha dhe teksti luajnë të gjitha rol për një krijim me ndikim maksimal.

Duke përdorur shembuj ndërkombëtarë, historikë dhe aktualë aktiviteti pati mbështetje vendase ndërsa të pranishmit provuan tu japin formë ideve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat