Të shtëna me armë në Tiranë, një person mbetet i plagosur

Tirana

Të shtëna me armë në Tiranë, një person mbetet i plagosur

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë.

Ervin Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela.

I plagosuri ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit, hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat