Veliaj dhe Manastirliu ishin krah Ramës, mungoi Spiropali. Kryeministri ndau detyrat

Tirana

Veliaj dhe Manastirliu ishin krah Ramës, mungoi Spiropali. Kryeministri ndau detyrat

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 06:52
Mbledhja e PS

Pas rreth dy orësh me dyer të mbyllura ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Tiranës, me pjesëmarrës Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë Elisa Spiropali, po ashtu drejtuese politike e qarkut Tiranë, nuk ka qenë prezente në asamble.

Veliaj dhe Manastirliu u prezantuan në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, si drejtues politik të qarkut Tiranë.

Rama ka ndarë detyrat e tyre, të cilat janë si më poshtë:

Elisa Spiropali-do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, për përgatitjen e fushatës zgjedhore.

Ogerta Manastirliu-do të jetë përgjegjëse për koordinimin e strukturave të PS-së në Tiranë.

Erion Veliaj-do të jetë përgjegjësi kryesor fushatës dhe përgatitjes së skuadrave socialiste në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat