Pas rreth dy orësh me dyer të mbyllura ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Tiranës, me pjesëmarrës Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë Elisa Spiropali, po ashtu drejtuese politike e qarkut Tiranë, nuk ka qenë prezente në asamble.
Veliaj dhe Manastirliu u prezantuan në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, si drejtues politik të qarkut Tiranë.
Rama ka ndarë detyrat e tyre, të cilat janë si më poshtë:
Elisa Spiropali-do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, për përgatitjen e fushatës zgjedhore.
Ogerta Manastirliu-do të jetë përgjegjëse për koordinimin e strukturave të PS-së në Tiranë.
Erion Veliaj-do të jetë përgjegjësi kryesor fushatës dhe përgatitjes së skuadrave socialiste në Tiranë.