Me një vendim të fundit të këshillit bashkiak të Tiranës do të ndryshohen pagat e nëpunësve civil duke i unifikuar ato me pagat e administratës qendrore.
Kështu me këto ndryshime, specialistëve në bashkinë e Tiranës do tu rritet paga me 10 mijë lek.
“Duke futur në atë pjesën e rritjes së pagave përfitojnë mbi 5 mijë punonjës nga 10-23% në ndryshimin e pagave. Specialistët e bashksië Tiranë përfitojnë një rritje pagash prej 10 mijë lek të rinj që do të thotë 100 mijë lek të vjetër. Unë i refereohem një page neto të një specialisti që sapo fillon punë në bashkinë Tiranë, ku ishte 71 mijë lek të rinj dhe kalon në 81 mijë lek të rinj.”-shprehet Andi Seferi, Nënkryetar i bashkisë së Tiranës.
Punonjës të kategorive të tjera të bashkisë së Tiranës, do të marrin një shtesë prej 4 mijë lekësh mbi pagën bazë mujore, e cila do të kualifikohet si vështirësi pune.
“Ndërsa një kategori qe përfiton janë dhe të gjithë ata që ofrojnë shërbim si shofera, personel ndihmës, asistente, që përfitojnë një shtim prej 4 mijë lek të rinj si rezultat i kushteve të punës. Bëjnë pjesë edhe policët bashkiak me këtë rritje page të klasifikuar si vështirësi pune.”
Rritje të shpërblimit do të ketë edhe për ndërlidhësit me komunitetin, të cilët kryejnë dhe funksione emergjente.
“Nga ana tjetër kanë përfituar rritje page si rritje kompensimi pjesa e të gjithë ndërlidhësve komunitar që janë pjesë e njësive administrative të qytetit të zonave urbane si dhe 144 kryepleq të njësive administrative ruale kjo për të vlerësuar punën e tyre.”
Po ashtu përfitojnë rritje page edukatoret e çerdheve, duke e barazuar pagën e tyre me atë të edukatoreve në kopshte. Paga bazë e edukatoreve në çerdheve u bë nga 53 mijë lek në 56 mijë lek.