Vizita në Tiranë, zyrtarja e lartë e DASH takohet edhe me kreun e SPAK: SHBA mbështet plotësisht institucionet e pavarura të drejtësisë!

Tirana

Vizita në Tiranë, zyrtarja e lartë e DASH takohet edhe me kreun e SPAK: SHBA mbështet plotësisht institucionet e pavarura të drejtësisë!

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 20:43
Foto nga takimi

Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.

Po ashtu ajo mori pjesë sot në konferencën “Balkanomics”, aktivitet kushtuar nxitjes së mundësive të rritjes ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Hyland nënvizoi rëndësinë strategjike të partneritetit tonë ekonomik, duke vënë në dukje se ai jo vetëm forcon lidhjet dypalëshe, por gjithashtu kontribuon ndjeshëm në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal, në linjë me interesat e SHBA në mbështetjen e partnerëve të sigurt, demokratikë dhe të lulëzuar.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat