Tronditëse/ Motër e vëlla në Tiranë dhunojnë rëndë nënën e moshuar

Tirana

Tronditëse/ Motër e vëlla në Tiranë dhunojnë rëndë nënën e moshuar

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 11:40
Ilustrim

Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar në Tiranë, ku dy persona kanë dhunuar nënën e tyre të moshuar.

Policia njofton se ka vënë në pranga djalin e të dhunuarës, ndërsa kanë proceduar penalisht vajzën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

– E. M., 47 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen F. M., 45 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat