Veliaj inspekton aksionin e pastrimit në Tiranë, apeli për qytetarët

Tirana

Veliaj inspekton aksionin e pastrimit në Tiranë, apeli për qytetarët

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 10:33
Erion Veliaj

Makineritë e reja të pastrimit të kompanisë publike “Eco Tirana” janë vënë në punë për të pastruar çdo cep të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi nga afër aksionin e pastrimit në një pikë të Tiranës, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Veliaj shprehet se punonjësit e kompanisë “Eco Tirana” nuk lodhen duke pastruar qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.

“Ende pa gdhirë, doja të falenderoja kolegët e kompanisë publike “Eco Tirana”, që nuk lodhen së pastruari qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Na ndiq në këtë video të shkurtër për të parë se çfarë pune bëhet me ndihmën e mjeteve dhe makinerive të reja të shërbimit të pastrimit”, shkruan Veliaj.

Një nga punonjësit e kompanisë së pastrimit iu drejtua me një apel qytetarëve, që nëse kanë një pajisje të madhe shtëpiake për ta hedhur, duhet të njoftojnë kompaninë e tyre, e cila do t’ua marrë në banesë pa asnjë kosto.

“Nëse kanë një divan, një lavatriçe ose ndonjë gjë tjetër për të hedhur. Ne kemi mjete që e largojnë direkt, pa pagesë. Por që i kemi falas”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat