Tiranë/ Plagoset me thikë një 42-vjeçar, në kërkim autori

Tirana

Tiranë/ Plagoset me thikë një 42-vjeçar, në kërkim autori

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar është plagosur në këmbë me thikë.

Gentjan Sopoti u paraqit për ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat