Një 42-vjeçar është plagosur në këmbë me thikë.
Gentjan Sopoti u paraqit për ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.