Njoftimi i Policisë së Tiranës
Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasen J. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën", parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- Xh. F., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
- R. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- F. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në rrugën "Muhamet Gjollesha", duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen B. Z., 69 vjeçe. Si pasojë 69-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
- R. L., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
- G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në rrugën "Pjetër Budi", duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Ford", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. G., 67 vjeç, i cili pas kontrollit mjekësor në spital, kaloi për në banesë;
- B. H., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 13:20, në Yrshek, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Benz", është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 59 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.