Zjarr në një azil në Tiranë, mbi 10 persona të lënduar

Tirana

Zjarr në një azil në Tiranë, mbi 10 persona të lënduar

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 06:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugën Ali Visha, një azil privat është përfshirë nga flakët teksa dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike, por hetimet janë në vijim.

Burime për BalkanWeb raportojnë se ka disa të moshuar të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet për 17 persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat