Rikthehet për të tetin vit radhazi Maratonës e Tiranës! Më 20 tetor, kryeqyteti do të mirëpresë vrapuesit nga e gjithë bota, nga ora 09:00-16:00.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithëve të regjistrohen, për t’u bërë pjesë e një dite plot energji dhe sfidë!
Më 20 Tetor, Tirana pret edicionin e 8-të të Maratonës, ku të gjithë vrapojmë si një nën moton #RunAsOne!
Regjistrohu tani në tiranamarathon.com dhe bëhu pjesë e një dite plot energji dhe sfidë!”, shkruan Veliaj.