Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë.
Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, njëra pas tjetrës kanë vdekur nëna dhe foshnja.
TopChannel, raporton se fillimisht foshnja lindi e vdekur dhe më pas vdiq edhe nëna.
Gruaja 36-vjeçare ishte shtruar në reanimacion, për shkak të hemolizës së gjakut apo çarja e rruazave të kuqe të gjakut.
Thuhet se ajo kishte vuajtur nga ky problem edhe gjatë shtatzanisë, gjë që ka sjellur edhe deri tek ngjarja tragjike.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti t’i mbijetonte komplikimeve shëndetësore.