Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë të madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Mësohet se magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.
Operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim dhe nëse ka persona të arrestuar.
E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike. /BW