Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë/ Të verbrit nisin marshimin në Tiranë: Burim frymëzimi, jo mëshire

Tirana

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë/ Të verbrit nisin marshimin në Tiranë: Burim frymëzimi, jo mëshire

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup qytetarësh të Shoqatës së të Verbërve ka nisur një marshim në Tiranë, në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë është një moment i rëndësishëm për të ndërgjegjësuar publikun dhe institucionet për rëndësinë e shkopit të bardhë si simbol i pavarësisë dhe lëvizshmërisë për personat e verbër.

Ky marshim i organizuar nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, ka për qëllim të sjellë në vëmendje sfidat e përditshme që përballojnë të verbrit dhe kërkesat e tyre legjitime”, thuhej ndër të tjera nga deklarata e Shoqatës së të Verbërve.

Marshimi nisi nga Pallati i Kongreseve, me personat që mbanin banderola ku shkruhej: “Të verbrit janë burim frymëzimi, jo mëshirë”, “Të verbrit janë heronj të heshtur” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat