Maratona/ Drejtori i Policisë bashkiake fut në kolaps qarkullimin e mjeteve

Tirana

Maratona/ Drejtori i Policisë bashkiake fut në kolaps qarkullimin e mjeteve

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 12:19
Ermal Kapllani

Në Tiranë po zhvillohet maratona e Tiranës, ku disa rrugë të kryeqytetit janë bllokuar.

Por policia e shtetit ka lejuar që të lëvizin ambulacat por edhe urgjencat që qytetarët kanë pasur.

Por kjo nuk ka ndodhur me policinë bashkiake dhe më konkretisht, drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllani.

Sipas disa denoncimeve të qytetarëve, Drejtori i policisë bashkiake i Tiranës Ermal Kapllani ka bllokuar kalimin e qytetarëve në Tiranë.

Disa qytetarë janë shprehur se Kapllani nuk i ka lejuar që të kalojnë makinat edhe në rrugët që nuk kanë qenë të dedikuara për maratonën.

Policia e shtetit i ka lejuar makinat dhe ambulancat të qarkullojnë, por drejtori i policisë bashkiake i ka futur në kolpas. 

Një tjetër rats që denoncohet në Ora News ka të bëjë ne faktin se një person, i cili po shoqëronte të familjaren e ti për në spital është ndaluar nga Kapllani për të kaluar.

E ndërsa gjendja shëndetësore sa vinte e rëndohej, qytetarit i janë dashur një lumë telefonatash për të siguruar një auto- ambulancë për të bërë transportimin në spital.

Dhe e gjithë kjo në një lagje të kryeqytetit e cila nuk është pjesë e zonave të parashikuara dhe të vëna në dispozicion për maratonomakët e kësaj të diele kaotike, për t'u zhvilluar maratona e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat