Atentati në Tiranë/ Kush është biznesmeni i ndërtimit që u qëllua në kokë

Tirana

Atentati në Tiranë/ Kush është biznesmeni i ndërtimit që u qëllua në kokë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 07:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e e djeshme rreth orës 23:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku shtetasi Eduart Reçi, është qëlluar me armë zjarri në zonën e njohur si “Rruga e Elbasanit”.

Biznesmen 52-vjeçar dhe pronar i kompanisë ELGM, u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës me një plagë serioze në kokë.

Gjendja e tij raportohet të jetë kritike. Eduart Reci, është i njohur në zonë për aktivitetin e tij në ndërtim, duke qenë që ka ndërtuar disa pallate aty pranë.

Megjithëse motivet e sulmit mbeten të paqarta, dyshohet se atentatori mund ta ketë qëlluar nga një distancë e largët, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë nuk shfaqen autorët, gjë që ngre dyshime mbi mënyrën e kryerjes së sulmit.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, duke shqyrtuar prova të mundshme dhe duke analizuar të dhënat e kamerave të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat