Ndalohet 16-vjeçari në Tiranë, shpërndau fotografi dhe video intime të një të mitureje në rrjete sociale

Tirana

Ndalohet 16-vjeçari në Tiranë, shpërndau fotografi dhe video intime të një të mitureje në rrjete sociale

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Ndalohet një 16-vjeçar në Tiranë me akuzën “pornografi me të mitur” dhe “falsifikim kompjuterik”, shpërndau materiale intime të një të mitureje në rrjetet sociale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, kanë ndaluar me iniciativë një shtetas të moshës 16 vjeç, për veprat penale “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë materiale personale (fotografi dhe video) të një shtetaseje të mitur, në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi, te disa shtetas të ndryshëm.

Aparati celular i 16-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe gjatë analizës e këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat