“Makinat janë mjeti kryesor i transportit për shqiptarët. 60% e banorëve të Tiranës e përdorin çdo ditë automjetin për të qarkulluar në rrugët e kryeqytetit”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
Meshkujt e përdorin me shumë makinën sesa femrat.
Përkatësisht, 50% kundrejt 46%. Familjet me fëmijë janë ata që lëvizin më së shumti me automjetet private, siç tregojnë të dhënat e raportit të Bashkimit Europian për cilësinë e jetës në qytetet europiane.
Në këtë drejtim, Tirana është e ngjashme me qytetet europiane si Roma e Palermo apo edhe me ato rajonale, si Shkupi.