Punëtori vdiq pasi makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën, arrestohet pronari i subjektit në Tiranë

Tirana

Punëtori vdiq pasi makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën, arrestohet pronari i subjektit në Tiranë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Arrestohet pronari i një kapanoni për prodhimin e vajit të ullirit, pasi dy ditë më parë humbi jetën një 67-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbas, Petrelë.

Viktima, shtetasi me iniciale M.P., 67 vjeç preu dorën aksidentalisht dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

“Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit, në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat