Arrestohet pronari i një kapanoni për prodhimin e vajit të ullirit, pasi dy ditë më parë humbi jetën një 67-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbas, Petrelë.
Viktima, shtetasi me iniciale M.P., 67 vjeç preu dorën aksidentalisht dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
“Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit, në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.