Besimtarët katolikë festojnë Krishtlindjen, mbahet mesha në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

Tirana

Besimtarët katolikë festojnë Krishtlindjen, mbahet mesha në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 06:40
Në katedralen e Shën Palit në Tiranë

Në katedralen e Shën Palit në Tiranë dhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën për meshën e Krishtlindjes.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si i biri i Perëndisë.

Pas darkës, besimtarët katolikë me qirinj në duar i janë drejtuar Katedrales së Shën Palit, ku kanë pritur mes lutjes mbërritjen e mesnatës që shënon 25 dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Birit të Zotit.

Narrativa tradicionale e Krishtlindjeve, që përshkruhet në Testamentin e Ri, thotë se profecia parashikoi lindjen e Jezusit në një stallë në Betlehem, si biri i Jozefit dhe Marias.

Në fakt dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.

Gjithsesi sot festa e Krishtlindjeve është zhveshur shumë nga simbolika thjesht fetare dhe në shumë vende, përfshirë Shqipërinë që doli nga një periudhë e gjatë ateizmi shtetëror, Krishtlindja festohet nga të gjithë, ku familjet bashkë mblidhen përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat