Viti 2025 është afër dhe të shumtë janë qytetarët që do e presin me një kujtim nga atmosfera e fundvitit në zemër të Shqipërisë, në Tiranë.
Nata e ndërrimit të viteve, ashtu siç e do tradita do mbledhë pranë tryezës festive shumë familje.
Të shumtë janë edhe emigrantët që janë rikthyer në atdhe për ta pritur pranë familjarëve Vitin e Ri.
“Në ditët e fundit të vitit 2024 këtu në Tiranë nuk mungojnë as të huaj që kanë ardhur për të shijuar atmosferën e fundvitit.”
“Është hera e dytë që vij në Shqipëri. Më pëlqejnë shumë ndërtesat dhe gjithë atmosfera e krijuar.”
“Kam 6 muaj që punoj këtu, jam nga Filipinet. Tirana dhe gjithë Shqipëria është shumë e bukur.”
Ndërsa i afrohemi një viti të ri, urimet për njëri-tjetrin janë më të shpeshta se asnjëherë tjetër.