​Time Out: Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në Evropë në 2025

Tirana

​Time Out: Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në Evropë në 2025

Më: 12 janar 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Udhëtimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në Evropë dhe shumë nga destinacionet e njohura në Greqi, Spanjë dhe Itali janë prekur nga turizmi masiv dhe çmimet kanë vazhduar të rriten, shkruan Sophie Dickinsonnë një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time Out”.

Nëse buxheti juaj është shtrënguar këtë vit, ekzistojne ende shumë vende që ofrojnë pushime me kosto të përballueshme.

Këto destinacione më pak të njohura nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe fluturimet atje ofrohen me çmime shumë më të lira.

Në listën tonë të destinacioneve, ne kemi renditur 14 qytetet më të lira dhe më të mira për t’u vizituar në Evropë këtë vit.

Tirana, Shqipëri

Vija e bukur bregdetare e Shqipërisë është shndërruar në destinacionin më të kërkuar gjatë dy viteve të fundit – si një alternativë buxhetore ndaj Greqisë, Spanjës dhe Italisë.

Gjatë vizitës tuaj në Shqipëri nuk duhet të humbisni kryeqytetin e tij – veçanërisht nëse po kërkoni një pushim buxhetor në qytet.

Tirana është e zhytur në historinë e epokës komuniste: Bunk’art 1, një bunker i Luftës së Ftohtë i kthyer në muze, dhe një nga atraksionet më të njohura të qytetit kushton vetëm 4 paund për ta vizituar.

Ndërsa shumë ndërtesa tradicionale që atëherë u janë nënshtruar ndryshimeve të gjalla në formën e artit të rrugës.

Gjithashtu, Tirana ofron restorante të shkëlqyera si “Mystic 2” dhe bare si “Radio Bar”, të cilat shërbejnë pjata dhe kokteje të shkëlqyera me çmime të përshtatshme.

Qytetet më të lira dhe më të mira për t’u vizituar në Evropë këtë vit:

1.Tiranë, Shqipëri

2. Kaunas, Lituani

3. Porto, Portugali

4. Zagreb, Kroaci

5. Riga, Letoni

6. Cesky Krumlov, Republika Çeke

7. Bukuresht, Rumani

8. Hull, BM

9. Sofje, Bullgari

10. Argos, Greqi

11. Krakov, Poloni

12. Beograd, Serbi

13. Marsalforn, Maltë

14. Graz, Austri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat