Në Tiranë qytetarët mendojnë se administrata e re amerikane nën drejtimin e Presidentit Donald Trump do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit, sepse shqiptarët janë kombi më proamerikan në bote. Ata besojnë se marrëdhëniet shqiptaro - amerikane do të fuqizohen më tej, bazuar edhe në traditën e shkëlqyer njëshekullore.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet Bashkuara janë të hershme dhe kanë nisur shumë e shumë vite më parë, dhe besojmë se do të jenë përherë e më të mira. Shpresojmë se edhe këtë herë Presidenti Trump do të na mbështesë për t’u integruar Shqipëria plotësisht në Bashkimin Europian, se kjo është ëndrra jonë. Shpresojmë që të kemi me SHBA-të shkëmbime kulturore dhe ekonomike, politike dhe në fushën e mbrojtjes”, tha për Zërin e Amerikës Arvina Lleshi, studente e fakultetit juridik të Universitetit të Tiranës.
Ndërsa shkrimtari Agim Lika tha se marrëdhëniet shqiptaro – amerikane kanë qenë të konsoliduara prej vitesh dhe ai beson se do të vijojnë të forcohen më tej.
“Ne jemi pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova, janë kombi më pro-amerikan në botë. Nuk do të ketë asnjë çarje në këto marrdhënie dhe ato vetëm do të zhvillohen më tej”, tha zoti Lika për Zërin Amerikës.
Juristi Aldo Çomani tha se ka besim se Presidenti Trump da ta ketë një sy nga Shqipëria, sepse ne jemi partnerë historikë.
“Besoj se SHBA-të do ta ndihmojnë Shqipërinë në vazhdimësi. Kjo nuk ndyshon”, tha zoti Çomani për Zërin e Amerikës.
Shqiptarja Leta Hila jeton në Çikago prej vitit 1997, dhe i ndoqi nga Tirana ceremonitë e betimit të Presidentit Trump.
“Ardhja e Donald Trump besoj se është një mirësi dhe një shpresë për Shqipërinë. Shpresoj se qeverisja e tij do të jetë një zhvilim i mirë edhe për Kosoën edhe për Shqipërinë, si nga pikëpamja politike ashtu edhe ekonomike”, tha zonja Hila për Zërin e Amerikës.
Mekaniku në pension Sulejman Xhia beson se nuk do të sjellë ndonjë ndyshim të madh në marrëdhëniet shqiptaro - amerikane nga administrate e re amerikane.
“Presim të shohim se ç’do të ndodhë, sepse me ato çka ka deklaruar zoti Trump bota është pak në ankth, ndaj pritet zbatimet konkrete. Megjithatë për ne shqiptarët nuk do të ketë ndonjë zhvillim negativ, por për ne vetëm mirë do të ketë”, tha zoti Xhia për Zërin e Amerikës.
Ndërkaq qindra qytetarë përcollën drejtpërdrejt përmes ekraneve të mëdha ceremoninë e betimit të Presidentit Donald Trump. Tubimi u shoqërua me një ekspozitë me 35 punime grafike të artistit të njohur Avni Delvina, si dhe një album me 55 punime grafike kushtuar Presidentit Trump./VOA