Aksident i frikshëm në Tiranë, makina përplas 18-vjeçaren dhe 63-vjeçarin këmbësorë, përfundon në murin e selisë diplomatike

Tirana

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina përplas 18-vjeçaren dhe 63-vjeçarin këmbësorë, përfundon në murin e selisë diplomatike

Më: 23 janar 2025 Në ora: 18:47
Ilustrim

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat