Opozita në protestë para bashkisë Tiranë, përplasje me qytetarët pas bllokimit të rrugës

Tirana

Opozita në protestë para bashkisë Tiranë, përplasje me qytetarët pas bllokimit të rrugës

Më: 24 janar 2025 Në ora: 11:24
Pamje nga protesta

Një incident është regjistruar kur një qytetar është përplasur me protestuesit që bllokuan rrugën në orën 11:00.

Sipas protestuesve, Policia nuk ka marrë masa për të devijuar trafikun, ndonëse ishte e njoftuar për protestën.

Kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë që përpiqeshin të kalonin nëpër zonën e bllokuar.

Sakaq, policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa drejtues të PD, prezentë në tubim kanë akuzuar policinë për provokimin e protestuesve duke mos garantuar qarkullimin e mjeteve në zonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat