Një 24-vjeçar, i cili rezulton se ka grabitur 5 monopatina në kryeqytet, është arrestuar nga policia e Tiranës.
Në pranga ra shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë muajve të fundit, i riu ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;
Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;
Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;
Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;
Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.
Policia thotë se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.