Një 22 vjeçar është arrestuar ndërsa një 23 vjeçar është shpallur në kërkim për grabitje.
Sipas policisë, dy të rinjtë i kanë marrë me dhunë 1 mijë euro një 35 vjeçari në Zall Mner.
Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.