Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Tiranë

Tirana

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Tiranë

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Tiranë

Vihen në pranga, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Kërkimit në DVP Tiranë,  në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale’”  dhe “Trafik Narkotikesh” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

Po nga këto sherbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup Kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat