Njoftimi/ Nesër mund të ndërpriten fluturimet nga Tirana drejt Brukselit dhe anasjelltas. Zbulohet arsyeja

Tirana

Njoftimi/ Nesër mund të ndërpriten fluturimet nga Tirana drejt Brukselit dhe anasjelltas. Zbulohet arsyeja

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Ditën e nesërme, e enjte 13 shkurt 2025, do të ndërpriten fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Brukselit dhe anasjelltas.

BalkanWeb mëson se asnjë nga aeroportet belge nuk do të jetë operative.

Shkak për anulimin e mundshëm të fluturimeve është bërë një grevë industriale në Belgjikë.

Kësisoj, Wizz Air paralajmëron se 2 fluturimet e planifikuara për ditën e nesërme, në drejtimet Tiranë – Bruksel Charleroi dhe anasjelltas mund të ndikohen, ose të anulohen për shkak të situatës së krijuar në aeroportet belge.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat