Mbështetësit e Veliajt në GJKKO, Bardhi: Mosprezenca e Policisë në grumbullimin e punonjësve të Bashkisë së Tiranës, akt presioni nga pushteti

Tirana

Mbështetësit e Veliajt në GJKKO, Bardhi: Mosprezenca e Policisë në grumbullimin e punonjësve të Bashkisë së Tiranës, akt presioni nga pushteti

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 18:08
Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar për mosprezencën e Policisë në mbështetjen e qytetarëve ndaj Erion Veliajt në SPAK. Sipas tij, mosprania e Policisë së Shtetit gjatë grumbullimit të punonjësve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK është një akt i paprecedent presioni nga pushteti.

Bardhi i bëri thirrje punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit, që të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm dhe të qëndrojnë në krye të detyrës, me përkushtim ndaj Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Ai gjithashtu kërkoi nga Edi Rama që të heqë dorë menjëherë nga metodat kriminale të presionit ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria është një shtet dhe jo pronë private e tij.

1/4. Braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror!

Postimi i Gazment Bardhit:

Braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror!

Mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e paligjshëm të punonjëve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK, është një akt i paprecendent presioni nga pushteti.

I bëj thirrje punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit, që të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm dhe jenë në krye të detyrës, me përkushtim ndaj Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Edi Rama duhet të heq dorë menjëherë nga metodat kriminale të presionit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Kjo është Republika e Shqipërisë, jo shteti privat i mafiozit Edi Rama!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat