Primaret e PD, cilët janë pesë kandidatët më të votuar në qarkun e Tiranës

Tirana

Primaret e PD, cilët janë pesë kandidatët më të votuar në qarkun e Tiranës

Më: 2 mars 2025 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Primaret e zhvilluara dje në Partinë Demokratike kanë nxjerrë kryetarin e degës së Kavajës Hysen Kadiu, si më të votuarin brenda qarkut të Tiranës.

Selia blu nuk i ka publikuar ende shifrat zyrtare të votimeve, por Top Channel ka mësuar se cilët janë pesë kandidatët nga lista e gjatë me 82 emra që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në një status në faqen e tij në Facebook, ai shkruan “Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat në këto primare. Vota juaj më nxori të parin me rezultatin më të lartë, në këtë qark dhe për këtë jam thellësisht mirënjohës.

Një falënderim i veçantë shkon për Kavajën, që dha një mesazh të qartë me pjesëmarrjen e saj të lartë në këto primare dhe mbështetjen e fortë e të palëkundur për PD dhe kryetarin Sali Berisha. Angazhimi juaj është forca ime për të vazhduar këtë rrugëtim me vendosmëri dhe përkushtim”.

Mësohet se në pesëshen e parë është edhe ish deputeti Klevis Balliu, anëtari i kryesisë, Grigels Muçollari, anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti si dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Pas numërimit të fletëve të votimit, ku në Tiranë kanë marrë pjesë 13.052 anëtarë, gjatë ditës së sotme komisioni qendror i zgjedhjeve në PD pritet që të shpallë edhe rezultatet zyrtare.

Primaret do të jenë një prej filtrave që ka vendosur Partia Demokratike në listën e kandidatëve për deputetë. Megjithatë fjalën e fundit do deri në 12 mars do ta thotë kryesia e demokratëve.

Kandidatët më të votuar në Tiranë:

1-Hysen Kadiu
2-Klevis Balliu
3-Grigels Muçollari
4-Ilir Alimehmeti
5-Jorida Tabaku

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat