Në zonën e Myzeqesë nga viti në vit ka një shtim të sipërfaqeve të mbjella me agrume dhe ullishte, por këtë vit fidanët e ullirit kanë qenë më të kërkuarit duke zënë edhe vendin kryesor.
Në Kolonjë të Lushnjës kultivimi dhe shitja e tyre ka qenë e mbarë. Përveç zonës së Myzeqesë, kërkesa të larta për të mbjellë ullinj ka pasur edhe Tirana.
Të kultivosh fidanët e ullirit që nga mbjellja deri sat ë krijohet bima, për kultivuesit nuk është punë e lehtë dhe ka sfidat e veta.
Oborret e shtëpive në këtë fshat janë të tejmbushura me fidanë.
Përballë kërkesave në rritje, sfidë për këta fermerë mbetet edhe mungesa e punëtorëve.