Përfaqësues nga Departamenti i Turizmit dhe nga Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) mbajtën një takim virtual me përfaqësuesit e UNDP-së, ku diskutuan lidhur me projektin “Ndihmë për tregtinë”, përmes së cilit mundësohet përkrahja dhe ngritja e kapaciteteve në zhvillimin e turizmit.
Në takim u diskutua lidhur me profilin e Sektorit të Turizmit dhe ngritjes së kapaciteteve në krijimin e politikave turistike nga stafi i turizmit, si dhe riorganizimi i departamentit të turizmit.
Me theks të veçantë iu bë edhe një analizë zhvillimit të resurseve njerëzore në sektorin e turizmit.
Prezent në këtë takim ishte edhe Albert Maxhuni, shef i kabinetit të ministrit në MTI, i cili bëri të ditur se MTI-ja ka hartuar plane dhe projekte që ka përkrahur nivelin lokal në zhvillimin e turizmit dhe në avancimin dhe promovimin e produkteve turistike.