Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Turistike në Ulqin. Në ditën hapjen e sezonit veror në këtë vend, Kosova dhe Mali i Zi po synojnë që të ndajnë përvojat dhe kapacitetet bashkërisht.
Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga ka theksuar se nga sot është bërë hapja e sezonit veror në Ulqin.
Hajdinaga: Ulqini i gatshëm për qytetarët e Kosovës
"E cila mendoj se do të rezultojë së shpejti edhe me frytet konkrete. Jam i sigurt qe institucionet e jona hotelerike, gastronomike dhe të turizmit në përgjithësi dhe Ulqini si destinacion në përgjithësi është i gatshëm dhe gjithmonë ka shprehur dëshirën që të jetë në kontakt me Kosovën... Ky nënshkrim do të jetë një urë gur i mirë dhe në shtator do të shënojmë rezultatet për sezonin në Ulqin", theksoi ai.
E kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva tha se kjo marrëveshje do të ketë të mira për të dyja vendet, marrë parasysh se rastësisë edhe me hapjen e sezonit.
Sogojeva: Të gjitha përvojat do të shkëmbehen mes veti
"Shpresoj që do të dërgohet një mesazh që Ulqini ju pret, Ulqini i pret të gjithë. Prandaj kjo është një marrëveshje edhe më e madhe se sa vëllazërore... Të gjitha përvojat do të shkëmbehen mes veti dhe ndihma reciproke mes neve", shtoi ai.
Sonte në Ulqin, do të mbahet festivali tradicional "Maj Fest".