Krahas turizmit tradicional liqenor, në Pogradec së fundmi është duke u zhvilluar mjaft edhe turizmi malor.
Ngjitja në mal, sporti që njihet ndryshe edhe si ‘hiking’, po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuar, ndërsa po nxirren në pah edhe atraksionet turistike që ofron qyteti juglindor.
Të rinj nga Korça dhe Librazhdi të apasionuar pas natyrës i gjen në këtë zonë me përshtypjet me të mira.
Ata thonë se po zbulojnë pjesë të panjohura më parë për ta të Shqipërisë.
Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS/ Të gjithë në sitën e Ramës e Ballës
Osmani konsulton partitë politike për zgjedhjet lokale, data pritet në mesin e tetorit
Bukuria e natyrës, dhe aventura ndërthuren edhe me historinë përgjatë shtigjeve në Pogradec.
"Sot kemi parë liqenet e Lukovës që janë një pasuri e madhe kombëtare, jemi shumë të impresionuar me bukurinë që kemi gjetur këtu dhe patjetër dhe me banorët vendas."
"Duhet të kemi shumë kujdes për mbrojtjen e mjedisit."
Në vitet e fundit, Korça dhe Pogradeci e kanë përfshirë ngjitjen në mal në guidat turistike, duke ofruar një paketë më të larmishme për vizitorët.