Ujëvara e Valbonës është një nga vendet më frekuentuara nga Turistët e Huaj apo edhe vendas. Por shpesh herë për të shkuar deri në këtë destinacion nga Rrogami i Valbonës për tek ujëvara, turistët hasin në disa vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe nga rrjedhja e përronjëve të cilët herë pas here janë të rrëmbyeshëm.
Kështu shtegu dëmtohet dhe thuajse rruga është e pakalueshme.
Por një banorë i Valbonës i quajtur Nor Hysaj ka marrë nismën e tij vullnetare pa mbështetjen e askujt për të ndërtuar ura provizore për kalimtarët që ecin në këtë shteg
Ai ka përdorur pemët e rrëzuara nga orteqet për të ndërtuar këto shkallë në formë ure që do të shërbejnë për turistët që pritet të mbushin Valbonën përgjatë verës.