Resorti i skijimit në Pamporovo të Bullgarisë ka shënuar rritje të vizitorëve nga 30 në 40 për qind që nga fillimi i sezonit të skijimit.
Më shumë se 100 mijë turistë kanë vizituar vendin që nga dhjetori, me një rritje të turistëve vendas dhe të huaj, ka thënë drejtori ekzekutiv i Pamporovos, Marijan Beljakov.
Në mes të pandemisë që po vazhdon, ka një ndryshim ku në mënyrë të konsiderueshme vijnë më pak turistë si pjesë e një grupi të organizuar, ka thënë ai. Më shumë se 50 për qind e skiatorëve janë turistë bullgarë dhe të huaj, të cilët rezervojnë qëndrimin e tyre në mënyrë të pavarur, pa u mbështetur në shërbimet e operatorëve turistikë.
Ka pasur një rritje të vizitorëve nga vendet fqinje të Ballkanit. Rritje ka pasur edhe turistët nga Britania e Madhe dhe Irlanda që udhëtojnë drejt Pamporovos, ndërsa në këtë sezon dimëror është rritur edhe numri i turistëve nga Rusia.