Sezoni turistik ka nisur. Në Borsh kanë mbërritur turistët e parë.
Turistë të ardhur nga Spanja, por edhe vendas po shijojnë qetësinë që të ofron deti Jon.
Vizitorët që vijnë nga larg thonë se do të kthehen sërish.
“Është hera e parë që jam këtu. Më pëlqen shumë. Do të kthehem prapë, sepse pëlqen të eksplorojmë më shumë.”
“Është hera e parë për mua këtu. Jam i surprizuar, je në mes të natyrës. Do t’ia sugjeroj miqve të mi në Spanjë që të vijnë.”