Një blogere amerikane ka treguar në një rrëfim të sajin se përse do të zgjidhte më mirë Shqipërinë, se sa plazhet e Greqisë.
Ajo ka treguar se ka pushuar në një plazh në Halkidiki të Greqisë, por në vend që të kënaqej nga bukuria e plazheve, e shtëpive të bardha me dritare blu, nga ushqimi i freskët dhe I shijshëm I detit, në fakt është përballur me një mbipopullim, ç’ka e zhgënjeu.
"Ujërat e pastra të kristalta të ishujve grekë nuk e justifikonin një shezlong që më duhet të paguaja për 100 dollarë dhe unë nuk mund të lëvizja dy hapa pa u përplasur me një tjetër turist amerikan. Ndërsa ajo që plazheve shqiptare u mungon në famë, e kompensojnë me bukurinë e tyre të paprekur"-shtoi ajo.
Natyrisht, sezoni i pikut të verës nga qershori deri në shtator tërheq më shumë vendas dhe turistë në plazhe, por nuk do të ndiheni në një vend të mbipopulluar me njerëz.
"Ndërsa Greqisë i kanë mbetur shumë pak plazhe “secrete”, bregdeti i Shqipërisë është ende një shesh parajse që pret për t’u eksploruar"- shprehet ajo.
"Plazhet më të njohura janë: Durrësi, Vlora, Himara, Saranda, Ksamili etj. Udhëtarët që dëshirojnë të shkojnë më tej dhe nuk duan shoqëri apo duan plazhe të virgjëra, mund të shkojnë në disa nga perlat e mia të preferuara “të fshehura”:në Karpen, Llaman, Drimadhe, Bunec, Gjipe, Spille dhe Bors"-ka përfunduar blogerja amerikane.