Marina Orikum e cila ka mirëpritur këto ditë 35 veliera nga Italia, është e prenotuar për të gjithë sezonin turistik.
Këtë gjë e bëri të ditur administratori Junald Bajraktari, i cili gjatë një intervistë mbrëmjen e djeshme për gazetaren e Vizion Plus Rajmonda Lajthia tha se në shtator nis puna për një pol të ri turistik.
Ndërtimet e reja sipas tij do të zhvillohen në tokë, siç jaën hotel, ndërtime rezidenciale por edhe qendër komerciale.
Numri i turistëve tha Bajraktari, ka ardhur duke u rritur. Ndërsa sa i takon Regatës që po zhvillohet në Marina Orikum, Bajraktari tha se kjo është një promovim për të treguar lidhjen që është mes Vlorës dhe Brindisit.
Intervista e plotë:
Vizion Plus- Marina si asnjë herë më parë është në kapacitetin e saj të plotë, ndërkohë që me qindra turistë ndodhen prej disa ditësh këtu në Marinë. Po nesër çfarë do të ndodhë konkretisht?
Administratori Junald Bajraktari-Nesër, duke qenë se velistët mbrëmë erdhën vonë, nuk ishte e mundur që ai spektakli të shihej gjatë gjithë kohës. Velistët kanë parashikuar që nesër të bëjnë një kalim përgjatë Lungomares deri në Vlorë, me qëllim promovimin e këtij aktiviteti, e këtij lloj sporti dhe varkave që vijnë nga Italia për të promovuar lidhjen që kemi ne me Brindizin, me Italinë.
Vizion Plus-Kush do të marrë pjesë nesër në këtë event?
Administratori Junald Bajraktari- Në këtë event nesër pritet që të gjithë velistët siç janë që kanë ardhur. Janë 300 velist, të cilët bëjnë këtë velexhatë. Interkursi është shumë i shkurtër krahasuar me ardhjen nga Italia.
Vizion Plus-Kam dëgjuar edhe për një hidraplan…
Administratori Junald Bajraktari- Po, pjesë e eventit janë edhe tre hidroplane që vijnë nga Italia. Kjo është një risi, nuk ka ndodhur në Shqipëri, me qëllim promovimin e turizmit elitar dhe për afrimin e dy brigjeve mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë lloj mënyre.
Vizion Plus-Marina tashmë është e mbushur me velistë, po në ditë të zakonshme çfarë interesi të shtuar po shfaqin turistët për të qenë pjesë e portit të Marinës së Orikumit?
Administratori Junald Bajraktari- Për të dytin vit rradhazi kemi rritje të turistëve që vijnë, dyfishi deri tani, krahasuar me vitin e kaluar. Kemi pronotime deri në fund të sezonit. Sezoni përfundon afërsisht në fund të tetorit dhe kuptohet korrik-gusht kulmojnë më shumë. Marina është e prenotuar si në aspektin eportit ashtu edhe të hotelerisë.
Vizion Plus- Çfarë mund të themi për Marinën që është pjesë e grupit Concord Investment, cilat janë planet e grupit për ta zhvilluar më tej këtë zonë dhe për të mos qenë vetëm një marinë e mirëfilltë?
Administratori Junald Bajraktari- Në shtator ne fillojmë trefishimin e kapacitetit të Marinës. Jemi në zhvillimet e planeve në tokë, ku përfshihen hotel, ndërtime rezidenciale por edhe qendër komerciale dhe gjithçka që bën të mundur që në këtë Marinë të ketë një aktivitet të plotë.