​Biznesmeni shqiptar ankohet për mungesë të energjisë elekrike në Valbonë

Turizëm

​Biznesmeni shqiptar ankohet për mungesë të energjisë elekrike në Valbonë

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 10:27
Valbonë

Biznesmeni shqiptar, Avni Ponari, është ankuar për mungesë të energjisë elektrike në Luginën e Valbonës në Shqipëri.

Ai tha se gjeneratorët me zhurmën e tyre po prishin qetësinë aty si dhe po dëmtohet ambineti me aromën e karburantit të djegur.

Në llogarinë e tij në Facebook, Ponari tha se në Luginën e Valbonës ka 3 HEC-e për të furnizuar me energji Tropojën dhe Kukësin, por që kabulloj është vendosur vetëm në drejtim të nënstacionit në Bajram Curri dhe më pas, përmes sistemit, drejt Tiranës.

“Vetëm 2 km nga Valbona është HEC-i që mund të prodhojë mbi 4 mega energji. Po sistemet e trasmetimet janë monopol shtetëror. Ekzistojnë disa gjidhje më efektive që Valbona të ketë energji po le të shpresojmë te zgjidhja që flitet se ka filluar”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat