Saranda nga syri i turistëve: Çmimet ndryshojnë ditën dhe natën

Turizëm

Saranda nga syri i turistëve: Çmimet ndryshojnë ditën dhe natën

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 09:01
Pamje nga Saranda

Saranda është e magjishme në sytë e të huajve, ndaj edhe 70% e pushuesve janë nga mbarë bota.

Mes atyre që e vizitojnë për herë të parë dhe atyre që i rikthehen, të gjithë janë afeksionuar me qytetin bregdetar. Por pushuesit rendisin edhe gjerat që duhet të përmirësohen në qytetin turistik

“Jam nga Serbia është hera e dytë që unë dhe gruaja ime jemi në Sarandë, herën e parë erdhëm nga Korfuzi para 15 vitesh. Janë bërë shumë përmirësime, nga restorantet edhe çmimet. Plazhet janë pak rrëmujë mund të përmirësohen, keni nevojë të ndërtoni më shumë parqe dhe tualete publike, por mendoj se keni mikpritjen shume të mirë dhe po e shijojmë të qëndruarin këtu. Nëse mund të them diçka për jetën e natës është që është për të rinjtë është shumë mirë, por ka diçka që ndryshojnë çmimet me ditën sidomos në lokalet pranë plazheve, në darkë servirin veç koktejle”, thotë një turist.

Për këtë çift që vjen nga Gjermania në Sarandë, strukturat lokale duhet të investojnë  më shumë në hapësira publike për fëmijët, pasi shprehen se nuk ka kënde lojërash pa pagesë për të vegjlit.

“Diçka ka, por jo aq shumë sa në Gjirokastër për shembull, këtu në Sarandë ka vende shumë të vogla për të luajtur fëmijët, nuk ka vende ku ti mund të pish kafe dhe fëmijët të luajnë”, thonë ata.

Me gjithë industrinë e turizmit që investohet çdo vit në përmirësimin e akomodimit dhe shërbimit, Saranda çalon ende në hapësirat publike duke mos pasur mjaftueshëm, parqe, kënde lojërash dhe tualete publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat